Armando Ndreca, vëllai i Eduard Ndrecës, ish-deputetit të Partisë Socialiste, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Tiranë.
Më parë, ai ishte gjetur fajtor për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”, ndërsa për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” ishte deklaruar i pafajshëm. Pas bashkimit të dënimeve dhe zbritjes me 1/3, dënimi përfundimtar i tij ishte 4 vite e 4 muaj burg.
Me vendimin e saj, Gjykata e Apelit vendosi pafajësinë e Ndrecës.
Burimi: www.albeu.com










