Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Moti sot: vranësira dhe shi të mërkurën, ja parashikimi

Moti sot: vranësira dhe shi të mërkurën, ja parashikimi
Foto: top-channel.tv

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me re dhe reshje shiu.

Reshjet dhe era

Reshjet priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Në veri të vendit, herë pas here, reshjet mund të jenë në formën e breshërisë, të shoqëruara me shkarkime elektrike. Era do të fryjë kryesisht nga jugu me shpejtësi deri 8 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit shpejtësia mund të arrijë deri 18 m/s.

Gjendja e deteve

Valëzimi në det pritet të jetë i forcës 2–4 ballë.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha