John Stones u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar te Inter, por anglezi deri tani nuk ka treguar asgjë nga niveli dhe eksperienca e tij, edhe për shkak të një dëmtimi muskulor që e la jashtë fushës të paktën 7 ndeshje.
Gati për t’u rikthyer
Stones është gati për t’u rikthyer; ai ishte madje në stol në ndeshjen kundër Como-s para pushimit të kampionatit. Megjithatë, në muajin që paraprin hapjen e merkatos dimërore, anglezi duhet të japë përgjigjet që të gjithë presin prej tij. Ai nuk është një specialist i markimit individual dhe shquhet më tepër për ndërtimin e aksioneve nga prapavija sesa për mbrojtjen në duelet një-kundër-një. Në ndeshjet që kërkojnë një profil të tillë mbrojtësi qendror, Stones duhet t’i ofrojë Chivu-t siguri dhe vazhdimësi.
Çfarë pritet nga merkato e janarit
Nëse Stones përgjigjet pozitivisht nga ndeshja e ardhshme e deri në fund të këtij viti, Inter do të vazhdojë të besojë tek anglezi dhe nuk do të ndërhyjë në merkaton e janarit për të forcuar qendrën e mbrojtjes.
Burimi: telesport.al










