Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Burnham: BM qëndron plotësisht pranë Ukrainës

Burnham: BM qëndron plotësisht pranë Ukrainës
Foto: ata.gov.al

LONDËR, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Andy Burnham është zotuar se Britania e Madhe do të “qëndrojë plotësisht në krah të Ukrainës”, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump mbërrin në Kinë për një takim me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Takimi i Burnham në Berlin

Burnham tha se do të jetë në Berlin, ku do të takohet me liderët e “Koalicionit të të Vullnetshmëve”, në të njëjtën kohë kur liderët amerikanë, kinezë dhe rusë do të zhvillojnë samitin e tyre në Shenzhen.

Sot më herët avioni presidencial amerikan “Air Force One” u ul në Shenzhen, qytet pranë Hong Kongut, në jug të Kinës, ku presidenti Trump u prit me tapetin e kuq.

Debati në Parlament

Gjatë seancës së pyetjeve ndaj kryeministrit në Parlament, lideri i Liberal Demokratëve, Ed Davey, tha se implikimet për sigurinë nga afrimi i Trump, Putin dhe Xi duhet të nxjerrin në pah nevojën për një marrëveshje të re me Bashkimin Evropian.

Burnham u përgjigj; “Dua të them se ku do të jem nesër, kur ky takim të zhvillohet në Kinë. Do të jem në Berlin, në një takim të ‘Koalicionit të të Vullnetshmëve’”

Ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë të qëndrojmë plotësisht në krah të Ukrainës dhe këtë do ta bëjë kjo qeveri.

Në këtë çështje, dua t’u shpreh vlerësimin të gjitha palëve në Dhomën e Komunëve, sepse këtë kemi arritur të bëjmë gjatë viteve që nga fillimi i konfliktit dhe kjo është gjëja e duhur.

Le të përcillet një mesazh i qartë, ndërsa zhvillohet ky takim në Kinë, ky vend qëndron plotësisht në krah të Ukrainës”.

Qëndrimi ndaj Putinit dhe Ukrainës

I pyetur nëse Burnham do të ishte i gatshëm të takohej personalisht me Putinin, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se “nuk mendone se kjo ishte në axhendë.”

I pyetur nëse takimi i “Koalicionit të të Vullnetshmeve” ishte një kundërpërgjigje ndaj bisedimeve të presidentit amerikan në Kinë, zëdhënësi tha se kryeministri po theksonte rëndësinë e këtij takimi dhe se qëndrimi britanik ndaj Ukrainës nuk ka ndryshuar, as gjatë qeverisë aktuale dhe as gjatë qeverive të mëparshme.

Synimet e Trump në Kinë

Presidenti Trump ka deklaruar më herët se synon të diskutojë me Xi dhe Putin për kufizimin e armëve bërthamore dhe përfundimin e luftës në Ukrainë.

Trump tha dje se vdekja e mijëra ushtarëve rusë në Ukrainë ka krijuar një mundësi për zgjidhjen e konfliktit, i cili nisi në vitin 2022, kur Rusia pushtoi Ukrainën.

“Mendoj se jemi shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje. Do të kemi një takim të mirë për këtë çështje”, deklaroi Trump. /Ad.Ab./ a.jor.

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha