Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për vizitën e ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi në Kosovë.
Reagimi i Kurtit
Në një deklarim për media, Kurti ka thënë se situata është jashtëzakonisht e dhimbshme, duke shtuar se në këto momente ndajnë dhimbjen dhe vuajtjen e familjes së Krasniqit.
“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi, dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen dhe dhimbjen, dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur, në një situatë kur ai u dënua me 25 vjet burg, me gjithë ato pasaktësi historike e faktike. Padyshim që të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, ka thënë Kurti.
Burimi: insajderi.org









