Behare Maksutaj, e cila së fundmi është larguar nga spektakli “Big Brother VIP Kosova”, u është drejtuar ndjekësve dhe bizneseve përmes një postimi në Instastory.
Falënderimi për mbështetjen
Ajo ka falënderuar të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen, ndërsa ka bërë të ditur se do të përpiqet t’u përgjigjet sa më shumë personave. Në të njëjtin postim, u ka kërkuar bizneseve që e kanë kontaktuar për bashkëpunime dhe reklama t’i dërgojnë sërish një pikëpyetje, pasi disa mesazhe i kanë humbur mes numrit të madh të komunikimeve, shkruan “Kosovarja”.
Mesazhi i plotë
Në mesazhin e saj, Behare shkroi: “Faleminderit nga zemra për krejt mesazhet, dashninë dhe suportin që ma keni dhënë e që vazhdoni me ma dhënë. Kom me u mundu që sonte me nda pak kohë edhe me ju kthy sa ma shumë prej jush. Ndërsa bizneset që më kanë kontaktu për bashkëpunime dhe reklama, ju lutem ma dërgoni edhe një herë nga një pikëpyetje (?), sepse prej numrit të madh të mesazheve disa më kanë humbur pa dashje.”
Burimi: www.kosovarja-ks.com









