Eduart Grishaj ka rrëfyer një pjesë të jetës së tij, e cila mund të shërbejë si motivim për shumë të rinj.
Fillimet si kameraman dasmash
Në një mini-dokumentar për veten, ai tregoi se si nisi karrierën si kameraman në dasma, duke pasur mundësinë të njihte nga afër traditat dhe zakonet e krahinave të ndryshme të Shqipërisë.
Ai tregoi se në shumë raste kishte punuar edhe pa u paguar, por këto përvoja i shërbyen si mësime të vlefshme për rrugëtimin e tij profesional.

Rruga drejt regjisorit
Sot, Eduarti është një regjisor i njohur, me disa projekte filmike në karrierën e tij, ndërsa rrugëtimi i tij dëshmon se suksesi mund të nisë edhe nga puna më e thjeshtë, shkruan Kosovarja.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









