Ndonëse jeta sentimentale e personazheve të njohur shpesh bëhet pjesë e interesit publik, Kanita duket se ka zgjedhur një rrugë tjetër. Këngëtarja shqiptare preferon t’i mbajë larg vëmendjes marrëdhëniet personale dhe nuk ndan me publikun detaje nga kjo pjesë e jetës së saj.
Privatësia si zgjedhje
Gjatë një interviste në TAR, ajo u pyet për këtë zgjedhje dhe shpjegoi se privatësia i jep qetësi. Ajo theksoi se nuk dëshiron që të tjerët të kenë hapësirë për të ndërhyrë në gjërat që i përkasin vetëm asaj.
“Preferoj mos të flas për jetën private. Është diçka shumë e shenjtë për mua, dhe mendoj se kur është private nuk mund të ndërhyjë asnjë njeri tjetër dhe jam më e qetë. Besoj te syri”, u shpreh Kanita.
Lidhja e përfolur
Këngëtarja është përfolur për lidhjen me Besar Metën, djalin e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Megjithatë, duket se nuk ka ndërmend ta kthejë romancën e saj në temë diskutimi publik. Për të, disa gjëra kanë më shumë vlerë kur mbeten vetëm mes njerëzve që i përjetojnë.
Burimi: bordo.al










