Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kurti: Qëllimi i mirë nuk mjafton, duhet fitore për ligjin e ri për Specialen

Kurti: Qëllimi i mirë nuk mjafton, duhet fitore për ligjin e ri për Specialen
Foto: reporteri.al

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qëndrimi i tij ndaj Gjykatës Speciale në Hagë nuk ka ndryshuar, ndërsa ka folur në Kuvend për ligjin e ri që synon të trajtojë këtë gjykatë.

Në fjalën e tij, Kurti tha se çështja e Speciales është jetike për të ardhmen e vendit dhe për shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Aktgjykimi i shkallës së parë

Ai u ndal edhe te aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se termi “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, i përdorur nga trupi gjykues, duhet të trajtohet në shkallën e dytë.

“Ne jemi të bindur që korrigjimi i aktgjykimit nga 16 shtatori 2026 duhet të ndodhë e do të ndodhë në shkallën e dytë në Apel, e kjo do të jetë diku në vitin 2027”, deklaroi Kurti.

Ligji i ri dhe qëllimi

Kryeministri tha se pakënaqësia me këtë aktgjykim ka ndikuar në hartimin e shpejtë të ligjit të ri për Specialen, por paralajmëroi se qëllimi i mirë nuk është i mjaftueshëm nëse ligji nuk prodhon efekt në praktikë.

“Nuk dyshoj në qëllimin e mirë, por nuk mjafton qëllimi i mirë. Duhet edhe të kemi sukses. Duhet të dalim fitimtarë. E për këtë na duhet një ligj i cili nuk kthehet mbrapsht, nuk anulohet, i cili ka efekt në realitet, në praktikë më pastaj”, tha ai.

Kurti bëri të ditur se pret që javën e ardhshme grupi punues për strategjinë shtetërore lidhur me këtë çështje ta prezantojë draftin e parë.

Ai shtoi se në këtë proces janë angazhuar edhe ekspertë juridikë, nga të cilët pret gjithashtu

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha