Pas zërave të fundit për një ndarje të mundshme mes Mateos dhe Brikenës, të cilët u përforcuan edhe më shumë pasi dyshja hoqi njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, një postim i Brikenës ka tërhequr vëmendjen.
Ajo ka publikuar në Instastory një fotografi të një buqete të madhe me lule të bardha, kryesisht zambakë, të cilën e ka marrë dhuratë nga fansat e saj.
Ajo që bie veçanërisht në sy është një detaj i pazakontë në mes të buqetës: një kokë hudhre, ndërsa lulet shoqërohen edhe me një letër me pamje të vjetërsuar.
Krahas fotografisë, Brikena ka ndarë edhe një mesazh falënderimi për fansat e saj.
“Lulet vyshken, por dashuria dhe gjestet tuaja mbeten gjithmonë në zemër! Faleminderit për këto lule të bukura, ju jeni lulet më të bukura të jetës sime!”, ka shkruar ajo.
Kjo surprizë nga fansat vjen në një moment kur raporti mes Brikenës dhe Mateos vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.

Deri më tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë dhënë ndonjë sqarim të drejtpërdrejtë lidhur me zërat për ndarjen. /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










