Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Çmimet e karburanteve bien: nafta 3 lekë, benzina 4 lekë më lirë

Çmimet e karburanteve bien: nafta 3 lekë, benzina 4 lekë më lirë
Foto: abcnews.al

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e radhës.

Kështu, Bordi i Transparencës në datë 19 nëntor 2026 vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gazoil të standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë të standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 160 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 148 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz të jetë 71 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë për automjetet të jetë 59 lekë/litri.

Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 105 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, më 19 nëntor, në ora 14:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha