Afërsia e Anjezës me Sharrin në BBVK ka nxitur reagime në rrjetet sociale, sidomos duke pasur parasysh se ajo është në një lidhje jashtë shtëpisë.
Deklarata e Anjezës në dhomën e rrëfimit
Pas një pyetjeje në dhomën e rrëfimit, Anjeza u shpreh për Sharrin: “E kam shok, po e dua shumë”.
Reagimi në Instagram
Pas kësaj deklarate, në profilin e Anjezës në Instagram është publikuar një koment që duket si reagim ndaj mënyrës se si produksioni e ka trajtuar këtë situatë.
“E DUA SI SHOK” po thotë. Se me këta tituj ju produksioni jeni tu mundu me nxjerr sa më keq. Tepër joprofesional!”, thuhet në koment.
Kujtojmë se profilin e saj në Instagram e menaxhojnë personat e afërt të Anjezës e ky koment mund të jetë direkt prej policit, shkruan Kosovarja.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









