I ftuar në episodin e radhës të “Tech Talk”, ka qenë Arbër Çepani, për të folur për sipërmarrjen, por edhe disa detaje nga jeta personale…
Kthimi në “Big Brother”
Nëse sot do të bëhej një ftesë e dytë për të hyrë në “Big Brother”, a do pranoje?
Jo, nuk besoj. Ajo është një eksperiencë që unë e kam kaluar, një eksperiencë shumë e bukur për kohën që isha. Ishte një eksperiment social për veten time dhe për ambientin ku jetoja, se si reagoja ndaj sjelljes së njerëzve të tjerë në një shtëpi të mbyllur. Ishte një eksperiencë jashtëzakonisht interesante në këtë aspekt, por në kushtet në të cilat jam tani është e pamundur, edhe për shkak të kohës. Edhe kur iki në një udhëtim 2-3 ditë, kam vështirësi të futem në ritmin e sipërmarrjes, që është gjithmonë në shpejtësi.
Ndryshimi me edicionet e mëparshme
A mendon se ka ndonjë ndryshim nga banorët e mëparshëm të “Big Brother”, që nuk kishin rrjete sociale?
Në rastin tonë ka qenë një specifikë tjetër, sepse ne as nuk e dinim çfarë reagimi kishte shikueshmëria jashtë, publiku jashtë. Ishte një test për ata që e po bënin, sigurisht për Top Channel, që e realizoi për herë të parë një emision të atyre përmasave, por për ne as nuk e dinim si po shkonte testi, sepse ishim të izoluar në atë eksperiencë.
Burimi: www.topalbaniaradio.com










