Sali Berisha dhe deputetja e PS, Sara Mila, janë përplasur në replikë sot në Kuvend.
Përplasja në Kuvend
“Ti, princesha e Kodrës së Kuajve, mos bëj asnjë gjest, sepse këto që them unë janë të vërteta dhe të këshilloj t’i denoncosh, se nuk mund ta nisësh kështu karrierën”, i tha Berisha.
Berisha e përmendi me emër, duke e quajtur “princesha e Kodrës së Kuajve”, dhe kjo e fundit iu përgjigj menjëherë më pas.
Përgjigjja e Sara Milës
“E ka komentuar mandatin tim që pa ardhur unë, vazhdon ta përgojojë mandatin tim dhe në ecejaket e oborrit të SPAK-ut, që ai vetë e shan dhe nuk e konsideron. Më bëri thirrje të dorëzoja mandatin. Mirë do të ishte që këtë standard ta niste nga vetja. ‘Dorëzo mandatin’, më thotë mua, ndërkohë që e thërrasin shpirtrat e 26 të vrarëve në Gërdec, 4 në Bulevard e kush e di sa të tjerë në ’97. Meqë ke qejf ecejaket në korridoret e drejtësisë, merr informacionet e sakta, që unë nuk kam shkuar atje si person në dijeni. Unë nuk i kam dit në politikë sa mëkate ke ti”, iu përgjigj Mila.
Burimi: lajmifundit.al









