Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Carnevali: Nuk mund të bëjmë transferime të mëdha, por jam optimist

Carnevali: Nuk mund të bëjmë transferime të mëdha, por jam optimist
Foto: telesport.al

Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Giovanni Carnevali, foli mbi vështirësitë dhe perspektivën e klubit gjatë aktivitetit “RCS Sport Industry Talk”.

“Juventusi nuk ka arritur rezultatet e shpresuara gjatë këtyre viteve. Megjithatë, klubi ka një strukturë të rëndësishme, bashkëpunëtorë të shkëlqyer dhe pronësi me ide të qarta. Pronësia ka kryer një rikapitalizim të konsiderueshëm dhe ka pranuar se janë bërë gabime.

Sfida financiare

Vështirësia më e madhe është marrëveshja e pajtimit financiar (‘Settlement Agreement’), ndaj klubi duhet të përshtatet. Është një sfidë që e përballojmë me bindjen se mund të rritemi”.

Carnevali shprehu besimin tek e ardhmja, por theksoi se kjo kërkon kohë: “Kam besim, por duhet kohë. Garantoj profesionalizëm dhe dëshirë për të punuar, por nuk premtoj asgjë të jashtëzakonshme. Duhet t’u japim kënaqësi tifozëve tanë, që janë kudo. Ata janë thelbi i aktivitetit tonë.

Një klub me vizion të gjerë

Juventusi është një klub modern, me stadiumin e vet, hotelin, spitalin dhe aktivitete të tjera plotësuese. Kjo tregon se prej vitesh klubi ka menduar për të ardhmen dhe për krijimin e mundësive të reja përtej futbollit”.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha