Edhe në nëntor mund t’i dhuroni vetes disa ditë pushimi, larg rutinës së përditshme, mes rehatisë, qetësisë dhe kënaqësisë së një qëndrimi buzë detit. Melia Durrës vjen me një ofertë të veçantë për muajin nëntor, duke ju ftuar të shijoni magjinë e vjeshtës në një atmosferë relaksuese.
Vetëm 159 euro nata për dy persona!
Paketa përfshin akomodimin në dhomë Deluxe, mëngjesin për çdo ditë të qëndrimit, akses në pishinat e brendshme dhe të jashtme, përdorimin e palestrës, aktivitete argëtuese për fëmijë dhe të rritur, si dhe parkimin dhe Wi-Fi.
Një mundësi e bukur për një fundjavë romantike në çift, disa ditë pushimi me familjen apo thjesht për të shkëputur mendjen nga përditshmëria dhe për t’i kushtuar pak kohë vetes.
Vera mund të ketë përfunduar, por momentet e bukura buzë detit nuk kanë pse të presin deri vitin tjetër!
Për rezervime dhe informacione:
+355 68 80 27 999
Burimi: living.al










