Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Komisioni Evropian goditet nga sulme kibernetike me inteligjencë artificiale

Komisioni Evropian goditet nga sulme kibernetike me inteligjencë artificiale
Foto: ata.gov.al

BRUKSEL, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian ka përballuar gjatë javëve të fundit një fushatë sulmesh kibernetike të kryera me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA), konfirmoi sot një zëdhënës i institucionit.

Rreziku i përdorimit të IA-së

“Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin e dobësive dhe në parandalimin e sulmeve kibernetike, por mund të keqpërdoret edhe për operacione të tilla”, u tha gazetarëve në Bruksel zëdhënësi i BE-së.

Masat e marra

“Si masë mbrojtëse dhe parandaluese, ne çaktivizuam përkohësisht disa aplikacione, dhe shumica e tyre janë rikthyer tashmë në funksion”, shtoi ai.

Zëdhënësi theksoi se deri tani nuk janë gjetur prova për publikim të paautorizuar të të dhënave që të kenë prekur në tërësi stafin e Komisionit Evropian.

Hetimet dhe kërkesat e mundshme

Hetimet për fushatën, e cila u zbulua në fund të tetorit, vazhdojnë. Zëdhënësi nuk pranoi të komentojë se kush mund të jetë përgjegjës për serinë e incidenteve.

Ai tha gjithashtu se nuk ka informacion për ndonjë kërkesë për pagesë shpërblimi nga autorët e sulmeve, në këmbim të mos publikimit apo rikthimit të të dhënave të bllokuara. //a.i/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha