Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Irlanda: Procesi i integrimit të Shqipërisë po përshpejtohet, 6 kapituj mbyllen këtë vit

Irlanda: Procesi i integrimit të Shqipërisë po përshpejtohet, 6 kapituj mbyllen këtë vit
Foto: abcnews.al

Irlanda mblodhi për herë të 5-të Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, me temë kryesore zgjerimin e BE-së.

Takimi u drejtua nga ministri i shtetit për çështjet evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, i cili, para 26 homologëve të tij nga vendet anëtare, theksoi synimin e Irlandës për të përshpejtuar procesin gjatë javëve të fundit të Presidencës, para se ta dorëzojë te Lituania më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Objektivat për Shqipërinë dhe Malin e Zi

Irlanda synon të përshpejtojë mbylljen e të paktën 6 kapitujve të Shqipërisë brenda vitit 2026.

“Viti 2026 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për zgjerimin, me më shumë se 60 kapituj të hapur ose të mbyllur, 51 prej të cilëve nën Presidencën Irlandeze të BE-së. Po e organizoj këtë diskutim me homologët e mi të BE-së për të diskutuar hapat e nevojshëm për të siguruar përparim të mëtejshëm deri në fund të Presidencës Irlandeze. Ne jemi të përqendruar fuqimisht në mbylljen e të gjithë kapitujve me Malin e Zi, hapjen e të gjitha grupkapitujve me Ukrainën dhe Moldavinë, dhe lehtësimin e mbylljes së kapitujve me Shqipërinë”, tha Thomas Byrne.

Përgatitja ndaj rreziqeve të reja

Në Bruksel, metodat e reja kundër zgjerimit, si lufta hibride, dezinformimi dhe manipulimi, janë një mesazh i qartë se BE duhet të përgatitet për zgjerimin, në mënyrë që të mund t’i përballojë rreziqet që e presin.

“Ngjarjet në të gjithë Unionin në javët e fundit kanë treguar se përgatitja është më e rëndësishme se kurrë. Qasja e Strategjisë së përgatitjes së Unionit, që përfshin të gjithë Evropën, të gjitha qeveritë, të gjithë shoqërinë dhe të gjitha rreziqet, është thelbësore për të forcuar rezistencën e Evropës ndaj krizave të ardhshme, dhe kjo është ajo në të cilën do të përqendrohemi sot”, shtoi ai.

Progresi i Shqipërisë

Irlanda u tregua një ogur i mirë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë drejt BE-së. Në ditën e 4-t të Presidencës Irlandeze, Shqipëria arriti të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave, dhe një të katërt në tetor. Ndërsa sipas udhërrëfyesit të ri të KE-së, numri i kapitujve të mbyllur gjatë Presidencës Irlandeze në BE duhet të arrijë në 10 brenda vitit 2026. Pjesa e mbetur do të mbyllet në 2027.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha