Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën për vrasjen te Kodra e Diellit

Prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën për vrasjen te Kodra e Diellit
Foto: abcnews.al

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për 42-vjeçarin Vladimir Kola, i akuzuar për vrasjen e Briken Sanajt në vitin 2022 në kompleksin “Kodra e Diellit”. Për bashkëpunëtorët, Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg në total.

Motivi i krimit

Shkak për ngjarjen u bë një konflikt që familja Kola kishte pasur me vëllain e viktimës. Ky konflikt kulmoi me vrasjen e Briken Sanajt.

Veprimet pas krimit

Pas krimit, autori ndërmori veprime për të shmangur identifikimin dhe për të mos lënë gjurmë. Ai përdori itinerare përmes Malit të Zi për të hyrë dhe dalë nga Shqipëria, ndërsa automjetin që përdori e kishte blerë pa kryer procedurat noteriale.

Kërkesat për bashkëpunëtorët

Përveç 35 viteve burg për Vladimir Kolën, Prokuroria ka kërkuar edhe dënimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë pasur dijeni për ngjarjen ose kanë ndihmuar autorin pas krimit. Për Gjelosh Krasniqin është kërkuar 3 vite burg dhe për Kened Antonin 2 vite, për moskallëzim krimi.

Për dy të pandehur të tjerë Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 5 dhe 2 vite burg, për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe veprimeve që pengojnë drejtësinë.

Nga hetimet rezultoi se një prej tyre ka pritur në Malin e Zi Vladimir Kolën, e ka përcjellë nga ky shtet dhe ka siguruar dhomën e hotelit dhe qëndrimin, duke e përkrahur autorin e krimit. Ndërsa për të pandehurin tjetër kërkohen dy vite burgim, pasi ai ka fshirë kamerat e sigurisë kur autori ka drekuar dhe ka kryer blerjen e mjetit.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të vitit 2022. Autorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm dhe e qëlluan viktimën nga një distancë e afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri./abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha