Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Leclerc: Zgjohem dhe fle duke menduar për titullin me Ferrarin

Leclerc: Zgjohem dhe fle duke menduar për titullin me Ferrarin
Foto: balkanweb.com

Titulli kampion bote me Ferrarin është kthyer në një obsesion të ëmbël për Sharl Lëklerkun. Piloti nga Monako nuk e fsheh dëshirën për të shkruar historinë me skuadrën italiane, një ëndërr që e shoqëron çdo ditë, nga momenti kur zgjohet deri në çastin kur mbyll sytë për të fjetur.

Një ëndërr që e shoqëron çdo ditë

“Çdo mëngjes kur zgjohem dhe çdo mbrëmje kur shkoj të fle, mendimi im i vetëm është që një ditë ta sjell titullin botëror në shtëpi, dhe këtë ta bëj me Ferrarin”, rrëfen Lëklerk në librin e ri Ferrari, të gazetarit Tommaso Ebhardt. Në këtë vepër, që zbulon historinë, sekretet dhe sfidat e markës legjendare nga Maranelo, Lëklerk rikthehet edhe te fillimet e ëndrrës së tij. Përpara se të bëhej pilot i Ferrarit, ai ishte një djalosh që admironte nga larg botën e kuqe të Maranelos.

“Mund vetëm të përfytyroja se çfarë fshihej pas këtyre dyerve”, kujton Lëklerk, duke e cilësuar vizitën e parë në fabrikën e Ferrarit si një ditë të veçantë, që i ushqeu edhe më shumë ëndrrat për të ardhmen. Sot, veshja e kostumit të kuq për të nuk përfaqëson vetëm realizimin e një ëndrre, por edhe një përgjegjësi të madhe.

Pasioni dhe vendosmëria në pistë

“Ishte një ëndërr për mua, por më duhej t’i lija emocionet mënjanë dhe të bëhesha agresiv”, shprehet piloti monegask, i vetëdijshëm se në pistë pasioni duhet të shoqërohet me vendosmëri, guxim dhe rezultate. Pavarësisht vështirësive dhe një sezoni të komplikuar për Ferrarin, Lëklerk vazhdon të besojë te projekti i skuadrës, me të cilën dëshiron të fitojë gjithçka. “Unë besoj 200 %. E di cili është vizioni ynë për vitet e ardhshme, i di vendimet që janë marrë për këtë sezon dhe për periudhën afatmesme e afatgjatë. Jam shumë optimist se gjithçka do të funksionojë”, thekson ai, duke konfirmuar edhe një herë përkushtimin ndaj Ferrarit, me të cilin ka rinovuar kontratën.

Një markë me identitet dhe sfida të reja

Në librin e Ebhardt, Ferrari paraqitet si një markë që duhet të ruajë identitetin e saj, ndërsa përballet me sfidat e së ardhmes, nga transformimi teknologjik deri te projekti i makinës së parë elektrike. Por për Lëklerkun, përtej historisë dhe madhështisë së markës, objektivi mbetet i qartë: të sjellë titullin botëror në Maranelo dhe të shndërrojë në realitet ëndrrën e tij të fëmijërisë, në emër të Ferrarit dhe miliona tifozëve të saj.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha