TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte të shportës do t’u sjellë familjeve shqiptare më pak shpenzime nga janari 2027.
Masa në Paketën Fiskale 2027
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri me dije sot se, me buxhetin 2027, TVSH-ja për 54 produkte të shportës bazë do të ulet në vetëm 6% që nga 1 janari.
“Nga mëngjesi i fëmijëve te darka që mbledh bashkë gjithë familjen, pazari i përditshëm do të kushtojë më pak. Më pak shpenzime në dyqan, më shumë mundësi në çdo shtëpi shqiptare”, tha ajo.
Produktet dhe qëllimi i masës
TVSH-ja për 54 produktet ushqimore bazë do të zbresë nga 20% në 6%, në kuadër të ndryshimeve të parashikuara në Paketën Fiskale 2027.
Masa synon të lehtësojë shpenzimet e familjeve për produktet e konsumit të përditshëm, si buka, mielli, qumështi, vezët, vaji ushqimor, mishi, peshku, frutat dhe perimet, si dhe artikuj të tjerë ushqimorë.
/m.m/j.p/
Burimi: ata.gov.al










