Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar premierën e shfaqjes “Prerja”, me tekst të dramaturgut britanik Mark Ravenhill dhe regji të Fatos Berishës. Shfaqja do t’i paraqitet publikut më 1 dhjetor 2026.
Në këtë produksion interpretojnë Armond Morina, Armend Smajli, Shengyl Ismajli, Blin Mani, Erza Sejdiu dhe Liza Curri.
Skenografinë e ka realizuar Bekim Korça, kostumografinë Alma Krasniqi, ndërsa muzikën kompozitorja Rona Castrioti. Asistente e regjisë është Xheraldina Krasniqi, përkthimin e ka bërë Lekë Berisha, ndërsa për ispicienën është kujdesur Nazmije Krasniqi. KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










