Poezi nga Fatos Arapi
Do të vish tek ti
Do të vish tek ti, o e dashura ime, si mund të mos vij?
Sepse e di se ti më pret
duke ndjerë frymëmarrjen e mbrëmjes
duke ndjerë frymëmarrjen e pritjes
duke ndjerë frymëmarrjen e vetmisë
Do të vish, o e dashura ime, si mund të mos vij?
Sepse e di që, sikur të mundja,
do ta rrotullonja veten rreth vetes
si një portokall në dorën time,
që koha të rrjedhë më shpejt
…e ti të vish…/KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










