Paris Saint-Germain po vlerëson opsionet e mundshme për muajt në vijim në lidhje me merkatin, pas dëmtimeve të Désiré Doué dhe Khvicha Kvaratskhelia, të cilët kanë mbyllur sezonin para kohe.
Merkata e janarit në sytë e PSG-së
Kjo situatë e ka shtyrë klubin francez të mendojë për ndërhyrje në merkatën e janarit, ndërsa disa sulmues anësorë janë tashmë nën vëzhgim. Mes lojtarëve që vlerësohen lart nga PSG është Antonio Nusa, një talent norvegjez që aktualisht luan për Leipzig.
Ai po ndiqet nga disa klube të mëdha evropiane, si Arsenal dhe Liverpool. Ai është një lojtar shumë i përshtatshëm për nevojat e skuadrës së Luis Enrique. PSG mund t’i bashkohet garës, por klubi gjerman kërkon një shumë rreth 80 milionë euro.
Alternativat e tjera
Alternativat e tjera që po shqyrtohen nga klubi përfshijnë Abde, i cili ka një klauzolë largimi prej rreth 60 milionë eurosh. Emrat e tjerë janë Gianluca Prestianni (Benfica), Ibrahim Maza (Bayer Leverkusen), Luis Díaz dhe Estêvão. Emra të njohur, si Nico Williams dhe Julián Álvarez, mbeten gjithashtu në sfond.
Qasja e Luis Enrique
Ndonëse klubi parizien është plotësisht i vetëdijshëm për situatën, Luis Enrique nuk nxiton të veprojë. Që nga viti 2023, strategjia e tij ka qenë përqendrimi te një numër i kufizuar blerjesh të synuara, në vend të shpenzimeve të tepruara.
Burimi: telesport.al









