Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Ambasada amerikane: Zbatimi selektiv i rregullave dëmton stabilitetin

Ambasada amerikane: Zbatimi selektiv i rregullave dëmton stabilitetin
Foto: gazetaexpress.com

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se zbatimi selektiv i rregulloreve apo shpërfillja e procesit ligjor nuk i kontribuojnë stabilitetit. Deklarata lidhet me vazhdimin e rrënimit të shtëpive të ndërtuara në zonën e Liqenit të Ujmanit.

Thirrje për transparencë

Nga Ambasada amerikane kanë theksuar se u bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës që të veprojnë në mënyrë transparente dhe të drejtë.

“Zbatimi selektiv i rregulloreve ose shpërfillja e procesit të rregullt ligjor nuk kontribuon në stabilitet. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet dhe u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës të veprojnë në mënyrë transparente dhe të drejtë”, kanë thënë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë për Kosovo Online.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha