Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Trump heq dorë nga tregtia me Rusinë për fundin e luftës

Trump heq dorë nga tregtia me Rusinë për fundin e luftës
Foto: ata.gov.al

ROMË, 25 nëntor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë mënjanë në heshtje propozimet për përdorimin e marrëveshjeve tregtare me Rusinë si një instrument për ta nxitur Moskën t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Sipas një raportimi ekskluziv të gazetës “Financial Times”, vendimi vjen pasi Kremlini ka treguar pak interes për nismat e propozuara nga Uashingtoni në sektorët e energjisë dhe aviacionit.

Përfaqësuesit amerikanë kanë informuar zyrtarët evropianë se bashkëpunimi ekonomik dhe marrëveshjet mes kompanive nuk përbëjnë më një element qendror të strategjisë amerikane ndaj Rusisë.

Vëmendja te çështjet territoriale dhe të sigurisë

Në vend të tyre, vëmendja e administratës Trump është përqendruar te çështjet territoriale dhe të sigurisë, të cilat tashmë konsiderohen thelbësore në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Zhvendosja e qasjes amerikane në negociata

Sipas raportimit, ky ndryshim tregon një zhvendosje të qasjes amerikane në negociatat me Moskën, pas mungesës së interesit rus për ofertat e bashkëpunimit ekonomik./ /Ad.Ab./ a.jor.

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha