Lumturia nuk varet vetëm nga rrethanat apo nga gjërat që zotërojmë. Sipas një studimi të vitit 2024, të drejtuar nga psikologu René Mõttus, disa tipare të personalitetit mund të lidhen fort me kënaqësinë që ndiejmë ndaj jetës. Studiuesit identifikuan tri karakteristika që ndihmojnë të kuptohet se sa i kënaqur ndihet një person me jetën e tij.
1. Ndihet i kuptuar nga njerëzit e afërt
Personat që kanë marrëdhënie ku ndihen të dëgjuar dhe të pranuar, pa pasur nevojë të fshehin pjesë të personalitetit të tyre, priren të jenë më të kënaqur me jetën. Kur njerëzit e afërt na kuptojnë vërtet, krijohet një ndjenjë përkatësie dhe më pak vetmie.
2. Ka një këndvështrim pozitiv dhe gjëra që e entuziazmojnë
Njerëzit që kanë interesa, hobi apo aktivitete që u japin kënaqësi, kanë më shumë arsye për të pritur me dëshirë ditët që vijnë. Të bësh gjëra që kanë kuptim për ty mund të forcojë ndjenjën e qëllimit dhe të ndikojë pozitivisht në humor.
3. Merr vendime pa u paralizuar nga frika e gabimit
Sipas Grazia, shtyrja e vazhdueshme e vendimeve lidhet me kënaqësi më të ulët ndaj jetës. Kjo nuk do të thotë të veprosh pa menduar, por të analizosh mundësitë dhe më pas të kesh besim te vetja për të ecur përpara. Frika e tepruar nga pasiguria mund të na pengojë të shijojmë jetën që kemi.
Burimi: living.al










