Për pulën me kërpudha:
- 600 g fileto pule
- 250 g kërpudha champignon
- 200 ml pana për gatim
- 1 qepë e vogël
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji mustardë
- 100 ml lëng pule ose ujë
- ½ lugë çaji trumzë
- Kripë dhe piper i zi
- Pak majdanoz i freskët
Për patatet:
- 700 g patate
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji paprika
- ½ lugë çaji rozmarinë
- Kripë dhe piper
Përgatitja
Ngrohim furrën në 200°C. Qërojmë patatet, i presim në copa mesatare dhe i përziejmë me vaj ulliri, paprika, rozmarinë, kripë dhe piper. I shpërndajmë në një tavë dhe i pjekim për rreth 35–40 minuta, derisa të bëhen krokante nga jashtë dhe të buta brenda.
Ndërkohë, presim filetot e pulës në copa dhe i rregullojmë me kripë e piper. Në një tigan të madh ngrohim vajin dhe i skuqim për disa minuta nga të dyja anët, derisa të marrin ngjyrë të artë. I heqim përkohësisht nga tigani.
Në të njëjtin tigan shtojmë qepën e grirë, hudhrën dhe kërpudhat e prera në feta. I kaurdisim derisa kërpudhat të zbuten dhe të lëshojnë lëngun e tyre. Shtojmë mustardën, trumzën dhe lëngun e pulës, duke i përzier mirë.
Hedhim panën, rikthejmë pulën në tigan dhe e lëmë të gatuhet në zjarr të ulët për rreth 10–12 minuta, derisa salca të trashet dhe pula të jetë gatuar plotësisht.
E shërbejmë pulën me salcën e kërpudhave, patatet e pjekura dhe pak majdanoz të freskët sipër.
Burimi: living.al










