Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Shëndetësi

IKShPK bën apel për qytetarët që sëmuren nga grip

IKShPK bën apel për qytetarët që sëmuren nga grip
Foto: gazetaexpress.com

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për përdorim të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të antibiotikëve, duke kujtuar se këto barna nuk janë zgjidhje për çdo infeksion.

Rekomandimet e IKSHPK-së

Në kuadër të Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për Rezistencën Antimikrobike, IKSHPK ka këshilluar qytetarët që të mos përdorin antibiotikë për ftohje, grip apo dhimbje fyti me origjinë virale.

Instituti ka apeluar gjithashtu që antibiotikët të mos ndahen me persona të tjerë dhe barnat e mbetura të mos ruhen për përdorim të mëvonshëm.

Sipas IKSHPK-së, antibiotikët duhet të përdoren vetëm me këshillën e profesionistëve shëndetësorë.

“Përdorimi i përgjegjshëm i antibiotikëve sot, mbron shëndetin e të gjithëve nesër!”, thuhet në apelin e institutit.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha