Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Gjendet pa jetë një vajzë në shtëpinë e saj në Leshan

Gjendet pa jetë një vajzë në shtëpinë e saj në Leshan
Foto: reporteri.al

Një grua e re është gjetur pa jetë në shtëpinë e saj në fshatin Leshan, në komunën e Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të Stacionit Policor në Suharekë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe ekspertët mjekoligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Sipas Bytyqit, rasti u raportua mëngjesin e 25 nëntorit, rreth orës 07:00, nga mjeku kujdestar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë.

Hetimi i rastit

“Më 25 nëntor 2026, rreth orës 07:00, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes në fshatin Leshan, se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Në konsultim me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa u hap rasti ‘Hetim i vdekjes’”, ka deklaruar Bytyqi.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha