Ekipi i Elbasanit iu rikthye përgatitjeve në mëngjesin e së martës. Klubi verdheblu ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga seanca e stërvitjes, e cila po mbahet nën drejtimin e Hektor Idrizajt, në pritje të zyrtarizimit të trajnerit të ri.
Elbasani po punon për t’u përgatitur për ndeshjen e javës së 8-të të “Abissnet Superiore”, që do ta përballë me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”. Ndërkohë, Ivan Gvozdenovic u takua për herë të fundit me lojtarët dhe stafin përpara largimit, dy ditë pas dorëheqjes së tij.
Glen Daja pritet të emërohet në orët në vijim si kryetrajner i skuadrës verdheblu. Ndihmësi i Ilir Dajës te Dinamo shihet si kandidati kryesor për këtë detyrë, e cila do të ishte e para për të në këtë rol.
Burimi: www.albeu.com










