Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Protestat e dhunshme, sot caktohen masat për 58 të arrestuar

Protestat e dhunshme, sot caktohen masat për 58 të arrestuar

Sot, 58 persona të ndaluar gjatë trazirave të dhunshme do të paraqiten përpara Gjykatës së Tiranës për t’u informuar mbi masat e sigurisë që do të caktohen ndaj tyre.

Një ditë më parë, Gjykata Penale e Tiranës vendosi lirimin e 28 protestuesve të arrestuar gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, duke u caktuar të gjithëve masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Për tre nga këta persona, gjykata e konsideroi arrestimin si të paligjshëm, ndërsa në rastin e Rigers Hoxhës u shtua edhe ndalimi i pjesëmarrjes në tubime. Masat e sigurisë u shqyrtuan nga gjyqtaret Marcela Shehu dhe Yrfet Shkreli.

Megjithë aktet e dhunës dhe dëmtimet e pronës publike e private, Gjykata e Tiranës ka zgjedhur masa të lehta sigurie për shumicën e protestuesve, kryesisht “detyrim paraqitje”.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha