Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Publikohen fotografi pa filtra të modeleve të Victoria’s Secret

Publikohen fotografi pa filtra të modeleve të Victoria’s Secret

Gjatë fundjavës që sapo kaloi u organizua sfilata e Victoria’s Secret për vitin 2026, e cila ishte shumë e pritur dhe në pasarelë u prezantuan disa nga emrat më të njohur të kësaj industrie.

Përmes paraqitjeve të tyre, modelet arritën të tërheqin vëmendjen e publikut, duke prezantuar krijimet e markës së famshme të të brendshmeve.

Përveç veshjeve dhe paraqitjeve glamuroze, kësaj radhe vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe fotografive që u realizuan gjatë sfilatës.

Në një periudhë kur filtrat digjitalë dhe editimi i fotografive janë kthyer në diçka të zakonshme në rrjetet sociale, imazhet e paedituara ofrojnë një pamje më të natyrshme të dukjes së modeleve.

Fotografitë e publikuara nga agjencitë fotografike i shfaqin modelet pa asnjë ndërhyrje, duke u dhënë ndjekësve mundësinë t’i shohin më nga afër gjatë sfilatës, larg filtrave dhe përpunimeve që përdoren shpesh në fotografitë e modës.

Këto imazhe ofrojnë një këndvështrim më realist të paraqitjes së modeleve në pasarelë, si dhe dallimet mes fotografive të paedituara dhe atyre që i shohim zakonisht në rrjetet sociale.

Më poshtë mund të shihni fotografitë e paedituara të modeleve nga sfilata e Victoria’s Secret për vitin 2026:

Ashley Graham

Ashley

Gigi Hadid

Gigi

Barbara Palvin

Barbara

Devyn Garcia

Devyn

Adriana Lima

Adriana

Alessandra Ambrosio

Alessandra

Bella Hadid

Bella

Precious Lee

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha