Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kulturë

Biblioteka Koço Racin në Tetovë fiton për herë të parë statusin universitar

Biblioteka Koço Racin në Tetovë fiton për herë të parë statusin universitar

Qeveria ka miratuar që biblioteka “Koço Racin” në Tetovë të kalojë në statusin e bibliotekës universitare, sipas njoftimit të VLEN. Ky është rasti i parë që ky institucion merr një status të tillë.

Nga VLEN theksojnë se ky vendim do t’u ofrojë studentëve dhe profesorëve më shumë mundësi për studime dhe aktivitete shkencore.

“Për përgatitjen e provimeve, për hartimin e një punimi diplome ose për kryerjen e hulumtimeve shkencore nevojitet literaturë adekuate. Me statusin e ri, biblioteka do të mund t’i përmbushë këto nevoja, pa ndërprerë shërbimin për qytetarët e tjerë”, thuhet në reagimin e partisë.

“Pas çdo studenti qëndron edhe përpjekja e familjes së tij. Po angazhohemi që studentët dhe familjet e tyre të marrin mbështetjen e nevojshme, ndërsa të rinjtë të kenë mundësi të zhvillohen në vendlindje. Për këtë jemi në qeverisje dhe për këtë punojmë çdo ditë”, deklarojnë nga VLEN./Telegrafi/

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha