Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë lëshoi një alarm të shtunën për një “kërcënim të besueshëm për një ngjarje me shumë viktima” në një muze dhe park pallati në kryeqytetin rus.
Alarmi i ambasadës amerikane
“Ambasada e SHBA-së në Moskë është në dijeni të një kërcënimi të besueshëm për një ngjarje me numër të madh viktimash SOT, më 31 tetor, në Muzeun-Rezervat Tsaritsyno, në adresën Dolskaya Ulitsa 1, Moskë, Rusi 11569”, citohet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada bëri të ditur se qeveria amerikane po bashkëpunon me autoritetet ruse në përgjigje të këtij kërcënimi.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve të shmangin muzeun, të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin grumbullimet e njerëzve.
Reagimi i shërbimit rus të sigurisë
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte marrë informacion nga partnerët amerikanë lidhur me përgatitjet për një “sulm terrorist” në Moskë dhe se po merreshin masat e nevojshme.
Burimi: euronews.al










