Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Astronomët zbulojnë një shoqërues misterioz pranë Betelgeuse

Astronomët zbulojnë një shoqërues misterioz pranë Betelgeuse
Foto: gazetashqiptare.al

Një shoqërues i fshehur

Një nga yjet më të njohur në qiellin e natës, Betelgeuse, mund të ketë një shoqërues të fshehur. Vëzhgimet e reja radioastronomike kanë sjellë prova për praninë e një ylli më të vogël, të quajtur Siwarha, i cili besohet se lëviz nëpër atmosferën e gjigantit të kuq. Ky zbulim mund të ndihmojë astronomët të kuptojnë më mirë disa prej ndryshimeve të pazakonta që janë vërejtur te Betelgeuse, një nga yjet më të mëdhenj të njohur, i cili është kaq i madh sa do të mund të përmbante më shumë se 400 milionë Diell.

 

Efekti i orbitës

Shoku i tij, i quajtur Siwarha, është më i vogël dhe orbita e tij e ngushtë shkakton valë në atmosferën e jashtme të yllit gjigant.

“Është pak si një anije që lëviz në ujë”, shpjegon astronomja Andrea Dupree, një nga autorët e studimit.

“Ylli shoqërues krijon një efekt që ne tani mund ta shohim nga Toka”, u shpreh ajo.

Ky zbulim, i botuar në Astrophysical Journal, jo vetëm që konfirmon ekzistencën e shokut të Betelgeuzes, por gjithashtu ndihmon shkencëtarët të kuptojnë më mirë evoluimin e yjeve gjigantë dhe ciklet e tyre të ndritshme, duke i afruar një hap më pranë përgjigjes së misterit pse Betelgeuse herë pas here ndryshon shkëlqimin.

Betelgeuse ndodhet në yjësinë e Orionit dhe është një prej yjeve më të ndritshëm që mund të dallohen me sy të lirë. Tani, shkencëtarët kanë një arsye më shumë për ta vëzhguar atë nga afër.

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha