Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Biblioteka Kombëtare hap kënd për letërsinë hungareze

Biblioteka Kombëtare hap kënd për letërsinë hungareze
Foto: kultplus.com

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare Széchényi e Hungarisë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit profesional, shkencor dhe kulturor mes dy institucioneve.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Shqipërisë, Lira Pipa, dhe ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri, Martina Laura Kasnyik.

Fushat e bashkëpunimit

Marrëveshja parashikon shkëmbimin e botimeve dhe të ekspertizës profesionale, digjitalizimin e koleksioneve, zbatimin e projekteve të përbashkëta, si dhe organizimin e ekspozitave, konferencave dhe aktiviteteve kulturore e shkencore.

Kënd i ri për letërsinë hungareze

Një nga rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi është krijimi i “Këndit të Literaturës Hungareze” në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Kjo hapësirë u mundësua falë dhurimit të librave nga pala hungareze.

Kndi synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë mundësinë për t’u njohur më nga afër me letërsinë, historinë dhe kulturën hungareze, duke krijuar një hapësirë të re për shkëmbim kulturor mes dy vendeve.

Nënshkrimi i memorandumit shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe promovimit të trashëgimisë së përbashkët kulturore përmes librit dhe dijes./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha