Chiara Ferragni ndau me ndjekësit në Instagram një surprizë romantike nga partneri i saj, José Hernandez, duke zbuluar njëkohësisht një talent të tij që nuk njihej më parë.
Sipërmarrësja publikoi një vizatim të realizuar tërësisht me dorë nga José, i cili ka rikrijuar me shumë detaje një fotografi të çiftit, ku shfaqen të përqafuar në shtrat. Portreti, i datuar më 2 nëntor 2026, shoqërohej me një dedikim në gjuhën spanjolle: “10 muaj me dashurinë e jetës sime”.
Përmes këtij mesazhi, çifti konfirmon se historia e tyre e dashurisë ka mbushur plot 10 muaj. Në postimin e saj, Ferragni tregoi se ndodhej në shtëpi për shkak të temperaturës, por gjesti i partnerit duket se ia ka zbukuruar ditën. “Ende e sëmurë, por kjo është kaq e bukur”, shkroi ajo.

Një koleksion vizatimesh për çdo muaj
Por vizatimi nuk ishte një surprizë e vetme. Në videot e publikuara në Instagram, Chiara tregoi edhe koleksionin e punimeve të José, duke zbuluar se ai ka realizuar një vizatim për çdo muaj të kaluar së bashku. Në to janë përjetësuar momente të ndryshme nga historia e tyre, mes të cilave edhe udhëtimi veror në Peru dhe takimet me familjen e tij në Barranquilla.
Dyshimi i motrës dhe përgjigja e çiftit
Publikimi tërhoqi vëmendjen edhe të motrës së saj, Francesca Ferragni, e cila me humor ngriti dyshimet nëse vizatimi ishte krijuar nga inteligjenca artificiale apo nga vetë José. “AI? Apo e ka bërë José?”, komentoi ajo, ndërsa Chiara iu përgjigj menjëherë me krenari: “E ka bërë José!!!”.
Kështu, përmes një koleksioni vizatimesh dhe kujtimesh të ruajtura në letër, çifti ka ndarë me publikun një tjetër detaj nga marrëdhënia e tyre, që tashmë ka arritur shifrën e 10 muajve.
Burimi: bordo.al










