Shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve ishte në fokus të tryezës “Dialogu Strategjik për Shëndetin Mendor dhe Mbështetjen Psikosociale për Fëmijët dhe Adoleshentët”, e organizuar në nivel qeveritar në bashkëpunim me UNICEF-in.
Theksi mbi bashkëpunimin ndërinstitucional
Në këtë diskutim mori pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirjes së shëndetit mendor në politikat që lidhen me të rinjtë.
Shëndeti mendor në Strategjinë Shtetërore për Rininë
Ministria e Sportit dhe Rinisë e ka përcaktuar shëndetin mendor si një nga fushat prioritare në kuadër të Strategjisë Shtetërore për Rininë 2024–2032. Në këtë drejtim, mbështetja e iniciativave për promovimin e mirëqenies psikologjike, parandalimin dhe vetëdijesimin konsiderohet pjesë e angazhimit të saj institucional.
Përmes bashkëpunimit me institucionet, organizatat dhe partnerët relevantë, synohet krijimi i më shumë mundësive për mbështetje dhe qasje në shërbime për fëmijët dhe të rinjtë./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










