Komisioni Europian thekson se kuadri ligjor dhe institucional për zgjedhjet në Shqipëri është përgjithësisht i përshtatshëm, por kërkon një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Sipas raportit të progresit, disa rekomandime të kahershme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Komisionit të Venecias ende nuk janë adresuar.
Rekomandimet e mbetura pa zbatim
“Kuadri ligjor dhe institucional për zgjedhjet është përgjithësisht i përshtatshëm. Megjithatë, disa rekomandime të kahershme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Komisionit të Venecias mbeten të paadresuara. Një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore është urgjentisht e nevojshme, veçanërisht përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027”, thuhet në progres raport.
Burimi: shqiptarja.com










