Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalët mashtruese

Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalët mashtruese
Foto: reporteri.al

Në ditët e para të Big Brother VIP Kosova 5, banorët veçse po njihen me njëri-tjetrin, por edhe kanë filluar me debate.

Përplasja mes Vjollca Haxhiut dhe Nichit

Vjollca Haxhiu në një moment i ka kërkuar llogari Nichit, për një fjalë që i kishte thënë.

Ajo duket se është prekur nga sjellja e tij, pasi i tha se si nuk kishte turp për këtë.

“Si nuk të erdhi marre të më thuash mashtruese, edhe për gjëra tjera, nuk ke lojë”, iu drejtua këngëtarja.

Ai ia ktheu: “Si kam mundur unë, po them. Dua të të kërkoj falje”.

Duket se biseda u zhvillua në mënyrë të qetë, por që nuk i kishte pëlqyer kjo.

Sido që të jetë, Nichi po vazhdon të jetë një nga konkurrentët më të zhurmshëm brenda këtij edicioni.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha