Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Çağatay Ulusoy zgjedh partneren e re në ekran

Çağatay Ulusoy zgjedh partneren e re në ekran
Foto: bordo.al

Pas shumë pritjesh dhe spekulimesh, emri i aktores që do të luajë përkrah Çağatay Ulusoy në projektin e tij të ri u bë i ditur. Bëhet fjalë për Aybüke Pusat, e konfirmuar si protagonistja femër e serialit të ri aksion “Esref Tek”.

Aktorja do të interpretojë personazhin Derin në këtë produksion me tetë episode, i cili do të transmetohet në platformën Prime Video. Sipas raportimeve nga mediat turke, xhirimet pritet të nisin gjatë ditëve në vijim.

Çağatay Ulusoy zgjedh partneren e re në ekran

Përzgjedhja e aktores

Zgjedhja e aktores ka qenë në qendër të vëmendjes prej javësh, pasi producentët kërkonin një emër që të përshtatej me rolin dhe të mbante skenat e shumta të aksionit. Pusat duket se ishte zgjedhja e duhur, sidomos pas eksperiencës së saj në serialin “Teşkilat”, ku u dallua me interpretimin e një agjenteje të inteligjencës.

Çağatay Ulusoy zgjedh partneren e re në ekran

Një bashkëpunim i njohur

Ajo që e bën këtë bashkëpunim edhe më të veçantë është fakti se Çağatay Ulusoy dhe Aybüke Pusat nuk janë të panjohur për publikun si çift artistik. Të dy kanë ndarë ekranin rreth 12 vite më parë në serialin e njohur “Medcezir”, ndërsa tani do të ritakohen në një projekt të ri.

Ekipi dhe detajet e tjera

“Esref Tek” vjen nën produksionin e TimBi, të drejtuar nga Timur Savcı dhe Burak Sağyaşar. Regjinë do ta mbajë Uluc Bayraktar, ndërsa skenari është shkruar nga Ethem Özışık.

Deri tani nuk janë zbuluar detaje të tjera mbi subjektin apo datën e premierës, por rikthimi i dy aktorëve në të njëjtin projekt ka ngjallur interes te fansat e serialeve turke.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha