Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Teknologji

KQZ kërkon 85,5 milionë lekë shtesë për buxhetin 2027

KQZ kërkon 85,5 milionë lekë shtesë për buxhetin 2027
Foto: reporteri.al

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kërkon shtimin me 85,5 milionë lekë të buxhetit të vitit 2027, për të përballuar shpenzimet për mallra dhe shërbime.

Shpenzimet e kërkuara

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirian Celibashi, gjatë punimeve të sotme në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, bëri të ditur se 51,7 milionë lekë nga fondi i kërkuar do të përdoren për mirëmbajtjen e moduleve dhe licencave të sistemit të teknologjisë së informacionit që administron institucioni.

Ndërsa pjesa tjetër e fondit, prej 33,7 milionë lekësh, do të shkojë për pagesën e qirasë së magazinës.

Vonesa në ndërtimin e magazinës

Celibashi shpjegoi se institucioni kishte planifikuar që ndërtimi i magazinës së re të përfundonte brenda këtij viti, por ky objektiv nuk u realizua.

“Ne kishim parashikuar që magazina e re, ku do të investonim, do të përfundonte brenda këtij viti, por nuk u arrit ky objektiv. Për këtë arsye, duhet të vijojmë të paguajmë qiranë e ambienteve ku jemi aktualisht, deri në përfundimin e magazinës sonë të re”, tha Celibashi.

Kërkesa për fondin shtesë u paraqit në kuadër të diskutimeve për buxhetin e vitit 2027.

/r.e/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha