Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Atletico Madridi interesohet për Leon Avdullahun

Atletico Madridi interesohet për Leon Avdullahun
Foto: albeu.com

Leon Avdullahu, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, mund të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë verën e ardhshme.

Sajti “fussballtransfer” raportoi të mërkurën se Atletico Madridi, skuadra e La Ligës, ka shfaqur interes për lojtarin e Hoffenheimit.

Sipas mediumit të specializuar në transferime, trajneri Diego Simeone i ka kërkuar drejtuesve të Atletico-s të hapin bisedimet me Hoffenheimin për transferimin e Avdullahut.

Interesimi i skuadrave të tjera

Mediumi gjerman shkruan se gjatë verës edhe disa skuadra të tjera spanjolle kishin shfaqur interes, por Hoffenheimi nuk e lejoi largimin e tij, me synimin për ta mbajtur të paktën edhe një vit. Avdullahu është lojtar kyç për klubin gjerman, i cili e blen nga Basel-i në vitin 2025 për tetë milionë euro.

Kontrata dhe statistikat

Mesfushori 22-vjeçar ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2031. Në sezonin aktual, ai ka realizuar 1 gol në 13 paraqitje në të gjitha garat.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha