Në prag të ndeshjes së Champions League që Manchester City do të luajë sot në Gjermani, në fushën e Leipzig, trajneri Enzo Maresca ka analizuar edhe një herë situatën në repartin e sulmit.
Krijimi i rasteve
“Për mua, është shumë e rëndësishme që në çdo ndeshje të krijojmë raste. Sigurisht, kur e ke Erling në fushë është më mirë, sepse ai do të shënojë gola. E di që ai është gjithmonë aty, pranë portës”, tha trajneri italian.
Ai kërkon që skuadra të shfrytëzojë në maksimum rastet që krijon, pasi në ndeshjet e fundit ekipi ka çaluar në këtë drejtim. “Nuk mund të mbështetemi te Erling në çdo ndeshje. Kemi nevojë që edhe të tjerët të shënojnë gola”, tha Maresca.
Të gjithë lojtarët në sulm
“Për momentin, mendoj se ndeshja e fundit kundër Brighton ishte e vetmja në këtë sezon ku nuk shënuam. Kur Erling është në fushë, ne jemi të lumtur, por ky ekip ka 11 lojtarë në fushë që mund dhe duan të shënojnë“, tha italiani.
Burimi: telesport.al










