PSG nuk ndalet dhe u tregon të gjithë rivalëve se është kampioni i Evropës, duke synuar të ruajë këtë status për vitin e tretë radhazi.
Fitorja e madhe në Villarreal
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique dhuroi një tjetër paraqitje spektakolare, duke fituar me rezultatin 6-0 në transfertën kundër Villarreal.
Shifrat tregojnë qartë se parizienët e kishin shumë të lehtë suksesin. Ata e vendosën garën në siguri që në 17 minutat e para, duke shënuar katër herë.
Nisja e shpejtë e kampionëve francezë u konkretizua në minutën e nëntë, kur Joao Neves hapi serinë e golave.
Më pas, në tetë minutat në vijim, PSG e çoi topin në rrjetë edhe tre herë të tjera. Doue, Mayulu dhe Fabian Ruiz e shënuan emrin e tyre në listën e golashënuesve, duke e mbyllur gjysmën e parë me avantazh të madh.
Dominimi në pjesën e dytë
Villarreal nuk mundi të bënte asgjë përballë dominimit të parizienëve, të cilët në pjesën e dytë e plotësuan fitoren e madhe.
Fabian Ruiz shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për PSG-në, ndërsa në fund mesfushori spanjoll u shpall edhe “Lojtari i Ndeshjes”.
Në minutën e 78-të, Boli e mbylli fatin e ndeshjes dhe triumfin e PSG-së. Me pikë të plota pas katër ndeshjeve të para dhe me një bilanc golash prej 20 të shënuar dhe 5 të pësuar, skuadra mbetet sërish favorite për trofeun e Champions League.
Burimi: abcnews.al










