Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Gimbos vjedh makinën e tij, Selin tregon 24 orët e fundit

Gimbos vjedh makinën e tij, Selin tregon 24 orët e fundit
Foto: privebruto.com

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit një ngjarje të pakëndshme që ka përjetuar partneri i saj, DJ Gimbo.

Përmes një postimi në Instagram, Selin ka zbuluar se Gimbos i është vjedhur makina, ndërsa hajdutët, sipas saj, kanë marrë edhe parfumin e saj.

“24 orët e fundit, serial! Gimbos i vodhën makinën (dhe parfumin tim)”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar deklaratën me një emoji të qeshur.

Një natë pa gjumë dhe presion i vazhdueshëm

Por duket se kjo nuk ka qenë e vetmja gjë që e ka shqetësuar fituesen e BBVA 5 gjatë orëve të fundit.

Selin ka treguar se ka kaluar një natë pa gjumë, ndërsa mëngjesin e sotëm është përballur me telefonata të pandërprera dhe situata që ia kanë shtuar nervozizmin.

“Njerëz me energji të keqe sa andej-këtej! I’m mad. Need some vacay”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se ka nevojë për disa ditë pushimi.

Deri më tani, dyshja nuk ka ndarë detaje të tjera rreth rrethanave të vjedhjes apo nëse makina është gjetur.

Gimbos vjedh makinën e tij, Selin tregon 24 orët e fundit

Prive

By LS

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha