Regjisori kilian me origjinë argjentinase, Sebastian Lelio, ka ndërruar jetë sot në Santiago të Kilit, në moshën 52-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Karriera e tij ndërkombëtare
Lelio ishte një nga emrat e njohur të kinematografisë ndërkombëtare, ndërsa famën më të madhe e arriti me filmin “A Fantastic Woman” (2017), i cili fitoi çmimin “Oscar” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.
Lajmin e trishtë e konfirmoi partnerja e tij, Amalia Kassai, përmes një postimi në Instagram, ku bëri të ditur se regjisori është ndarë nga jeta për arsye shëndetësore.
“Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta, për arsye shëndetësore, të regjisorit Sebastian Lelio”, shkroi ajo.
Filmi “Gloria” dhe çmimet e tij
Karrierën ndërkombëtare Lelio e konsolidoi edhe me filmin “Gloria” (2013), i cili u vlerësua në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Aktorja kryesore e filmit, Paulina García, fitoi “Ariun e Argjendtë” për aktoren më të mirë.
Me veprat e tij kinematografike, Sebastian Lelio la gjurmë të rëndësishme në botën e filmit, duke u vlerësuar për temat sociale dhe rrëfimet e fuqishme njerëzore./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










