Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, Milatović i ka përcjellë urimet më të mira presidentes së re, duke shprehur besimin se marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të thellohen edhe më tej.
Ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha me interes të përbashkët./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










