Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protesta: Pse të dhemb ‘Berisha në burg’? – përplasje me militanten e PD-së

Protesta: Pse të dhemb ‘Berisha në burg’? – përplasje me militanten e PD-së
Foto: shqiptarja.com

Protestuesit refuzuan sërish militantët e Sali Berishës në protestën para Ministrisë së Arsimit. Një demokrate, Xhulia Xhekaj, u përball me disa protestuese, të cilat e pyetën pse fraza “Berisha në burg” e dëmton kaq shumë. Fraza irritoi demokratët sot dhe çoi deri në përplasje fizike gjatë protestës.

Thirrja për bashkim

Xhekaj u kërkoi protestuesve të bashkoheshin nën flamurin dhe tha se largimi i Ramës ishte ajo që kërkonte protesta.

Protestuesit këmbëngulën se bashkimi i vetëm është “Rama në burg, Berisha në burg”. Ndërhyrja e një djali u desh për të “ulur gjakrat” dhe për të shuar sherrin.

Pjesë nga debati në protestë

Xhulia Xhekaj, demokrate: Unë dua që unë dhe ti të bashkohemi dhe të ecim para.

Qytetarja: Unë s’po shaj PD-në.

Xhulia Xhekaj: Ai është bashkimi. Votoni kë të doni ju.

Qytetarja: “Rama në burg, Berisha në burg”, i vetmi bashkim. Po manipuloni. Fjala “Berisha në burg”, pse të dëmton kaq shumë?

Xhulia Xhekaj: Do më shërosh ti mua? Mua më shëron të ikë Rama. Do të më shërosh? Ec para. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, shko voto në kutinë e votimit.

Qytetarja: “Rama në burg, Berisha në burg” është i vetmi bashkim. Mos përçani, këtë po bëni.

Xhulia Xhekaj: Flamuri kombëtar nuk është përçarje.

Turma në kor: Dorëheqje

Xhulia Xhekaj: Bëhuni bashkë për flamurin dhe ecni para. Një flamur është. S’ka flamur ’97. Policia ka gjithë këtë kohë që të dhunon dhe ti zihesh me mua. Po pse, moj, unë jam armiku yt?

Qytetarja: Po na përçan. Unë pse jam armiku yt?

Xhulia Xhekaj: Unë po të ftoj ty, bashkohu për flamurin dhe ec para. Nuk të konsideroj armik, nuk duhet të zihemi. Mund ta zgjidhni një djalë dhe të na udhëheqë para.

Qytetarja: Po ec, moj zonjë, kush po të ndalon?

Një djalë ndërhyn: I keni kamerat te ju dhe ju kapin ju, dhe thonë shqiptarët “ra protesta”. S’ka flamur fare. Lërini këto budallallëqe, largohuni dhe mos hapni më konflikte.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha